Një projekt, një model
Tuneli dhe parku janë pjesë e projektit ideor, nga semafori “Mihal Grameno” deri në Rrugën e Pejës. Modeli hapet në shfletues, edhe në telefon; me çelësin “para / pas” krahasohet gjendja e sotme me propozimin.

▶ Turi i animuar (rreth 1.5 minuta)
Projekti në lëvizje: P1, pjesa e Prishtinës, Dardania para/pas, bulevardi, tuneli, parku, sheshi dhe Rruga e Pejës.

Modeli 3D interaktiv
Dymbëdhjetë pamje, rreze-X për tunelin nën tokë dhe udhëtim me automjet nga km 2.8 deri në Rrugën e Pejës.
Segmenti i projektit
Aksi dhe kufiri komunal janë marrë nga Gjeoportali i Kosovës. Rreth dy të tretat e segmentit shtrihen në territorin e Prishtinës. Prandaj zbatimi kërkon marrëveshje me Ministrinë dhe me Komunën e Prishtinës.

Prerjet tërthore: e njëjta hapësirë, rend tjetër
Gjerësitë ekzistuese janë matje indikative nga ortofoto (±1 m). Propozimi nuk kërkon mbikalime as eksproprijime të mëdha në pjesën e bulevardit.
Sot
Propozimi

Kyçja Dardania: nga “vetëm djathtas” në kryqëzim të plotë
Sot nga Dardania lejohet vetëm kthimi djathtas, sepse mesorja është e mbyllur. Propozohet kryqëzim me semafor, i koordinuar me semaforin “Interex” rreth 120–130 m larg, me kusht që numërimi i trafikut dhe simulimi ta konfirmojnë.
Sot
Propozimi
Tuneli dhe parku: trafiku poshtë, qyteti sipër
Pas semaforit “Mihal Grameno”, trafiku tranzit zbret në një tunel 2+2 rreth 8 m nën tokë dhe del në Rrugën e Pejës. Sipër mbetet një park rreth 20 m i gjerë, me rrugë shërbimi në të dy anët. Rrethi i sotëm bëhet shesh me shatërvan.
Burimet dhe kufizimet
- Aksi i rrugës, kufijtë komunalë dhe ortofoto 2024: Gjeoportali i Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës.
- Gjurmët e ndërtesave, semaforët dhe stacionet e autobusit: © kontribuesit e OpenStreetMap (ODbL). Lartësitë e ndërtesave në model janë të përafërta.
- Gjerësitë ekzistuese janë matje indikative nga ortofoto (±1 m), jo matje gjeodezike.
- Nuk ka të dhëna për trafikun, aksidentet, drenazhimin dhe instalimet. Asnjë kosto nuk është vlerësuar.
- Të gjitha pamjet janë koncepte vizuale për diskutim, jo projekt zbatimi.



